Lajme
Ndan një milion euro për kuadro
Një milion euro i ka ndarë Qeveria e Kosovës për Skemën e Fondit të Trurit, fond ky i krijuar në fund të vitit 2008.

Nga ky vendim, i cili është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, do të përfitojnë 20 institucione të Republikës së Kosovës me 143 deri në 276 punëtorë.
Skema e ndarjes së mjeteve për kuadro mbështetet në një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili është marrë në fundit të dhjetorit të vitit 2008. Në vendim thuhet se për sigurim të shkathtësive për pozita deficitare në shërbimin publik, miratohet “Skema e Fondit të Trurit”, raporton Zëri
Përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës ka krijuar një numër të caktuar të pozitave për specialistë, të cilët për punën që do ta bëjnë do të marrin paga marramendëse në raport me shërbyesit tjerë civilë. “Këto pozita do të kualifikohen për pagë më të lartë, në shkallën prej 800 deri 1800 euro në muaj”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Nga vendimi i fundit Ministria e Financave ka përfituar 225 mijë euro, ku nga ky fond do të përfitojnë 14 deri në 30 punëtorë.
Po ashtu, nga fondi për kuadro ka përfituar edhe zyra e kryeministrit të Kosovës, ku kësaj të fundit me vendim të Qeverisë janë ndarë 100 mijë euro, ku do të përfitojnë 5 deri në 11 punëtorë.
Ministrisë së Drejtësisë nga ky fond i janë ndarë 80 mijë euro, ku do të përfitojnë 10 deri në 20 punëtorë, Ministrisë së Shëndetësisë i janë ndarë 70 euro, ku po ashtu do të përfitojnë 10 deri në 20 punëtorë, si dhe Ministrisë së Arsimit i janë ndarë 70 mijë euro, po ashtu përfitues do të jenë 10 deri në 20 punëtorë.
Po kështu, sipas vendimit të Qeverisë, 70 mijë euro për 10 deri në 20 punëtorë i janë ndarë edhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, 60 mijë euro për 8 deri në 15 punëtorë i janë ndarë Ministrisë së Infrastrukturës, 40 mijë euro për 7 deri në 14 punëtorë janë i ndarë Ministrisë së Integrimeve Evropiane, e cila drejtohet nga Vlora Çitaku.
Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Ministria e Forcës së Sigurisë si dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, kanë nga 25 mijë euro, ku do të përfitojnë nga 6 deri në 11 punëtorë.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore