Lajme
Trusti i pensioneve, 5.3 milion euro më i varfër
Trusti ka bërë investime afatgjata, 20-25 vjeçare dhe lëvizjet njëmujore, ose tremujore nuk duhet të konsiderohen humbje
Prej fillimit të këtij viti e deri tash humbjet në investimet e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, kapin shumën prej 5.3 milionë euro.
Edhe përkundër këtyre rënieve të aksioneve të Trustit, kreu i Bordit, Ymer Havolli, në një konferencë për media të mbajtur gjatë ditës së mërkurë, nuk i ka quajtur këto si humbje, ngase, sipas tij, Trusti ka bërë investime afatgjata.
“Bordi i Trustit vlerëson se deri në fund të muajit shtator investimet pësuan rënie, mirëpo gjatë gjysmës së tetorit tregjet kanë njohur rritje të fortë. Kjo ka bërë që prej fillimit të vitit 2011 e deri më 15 tetor, Trusti të ketë kthim nga investimet prej vetëm minus 5.3 milionë euro dhe çmimi i aksionit të jetë rreth 1.02 euro, nga rreth 1.03 euro që ishte në fillim të vitit”, ka thënë Havolli.
Ai ka thënë se Trusti ka përdorur një strategji konservative të investime, e cila ka objektiva afatgjata dhe se lëvizjet mujore, ose tremujore nuk duhet të ndikojnë radikalisht politikën investuese.
“Trusti ka bërë investime afatgjata, 20-25 vjeçare dhe lëvizjet njëmujore, ose tremujore nuk duhet të konsiderohen humbje”, ka theksuar Havolli.
Sipas tij, nga 1 tetori deri më 15 tetor, Trusti ka arritur t’i kthejë 11.2 milionë euro që konsiderohet si rritje e forte, shkruan Zëri.
Ai ka thënë se megjithëse performanca e investimeve në këtë periudhë nuk ishte e kënaqshme, mjetet që Trusti i ka nën menaxhim për këtë periudhë nëntëmujore vazhduan të rriten.
“Mjetet në menaxhim u rritën për rreth 62 milionë euro për vitin 2011. Nga rreth 495 milionë euro që ishin në fillim të janarit të këtij viti, kjo vlerë arriti në rreth 557 milionë euro në mes të këtij muaji”, ka theksuar ai.
Havolli ka thënë se pavarësisht krizës së borxheve dhe frika e investitorëve se Greqia nuk do të mundë të shlyejë borxhet, por edhe pamundësia e institucioneve ndërkombëtare që ta ndihmojnë me borxhe shtesë, bëri që tregjet të kenë tremujorin më të keq qysh prej krizës së vitit 2008.
“Tremujori i tretë ishte tremujori më i keq që nga kriza financiare që e goditi tërë botën, ku u shënua rënie për minus 31 milionë euro”, ka treguar ai, duke shtuar se ka vetëm rënie të vlerës së aksioneve, e jo humbje.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











