Lajme
KFOR-i vazhdon heqjen e barrikadave në veri
KFOR-i, po vazhdon heqjen e barrkadave serbe në veri të vendit. Jagenica, vendi ku KFOR-i ka hequr pjesërisht barrikadën e serbëve në mëngjesin e sotëm tashmë është shndërruar në një vend të qetë.
Por, radikalët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë kurse trupat e NATO-s kanë krijuar një kordon dhe qëndrojnë pak më larg tyre.
Nëpërmjet një zmadhuesi të zërit, KFOR-i është duke u bërë thirrje serbëve të rebeluar që të largohen nga aty.
Pika kufitare 31 ne Bërnjak që ndan Kosovën me Serbinë, tashmë është në duart e policisë së EULEX-it.
KFOR-i ka bërë të mundur që serbët të largohen nga aty dhe se trupat e NATO-s deri atje kanë shkuar nëpër rrugë tokësore duke i larguar barrikadat e vendosura tash e disa muaj.
Përveç kësaj, forca të mëdha të KFOR-it tashmë janë të vendosur në veri të vendit të shoqëruara edhe me mjetet përkatëse, kurse pastrimi i rrugës ende vazhdon.
Tash në këtë rrugë, është KFOR-i që ka vënë postëblloqe.
Por derisa situata e rrugës drejt pikës kufitare në Bërnjak duket të jetë më e qartë, pavarësisht tensioneve, ende nuk ka të dhëna të sakta se çfarë është duke ndodhur në rrugën drejt pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit.
Presidenti serb, Boris Tadiq është zgjuar herët për të kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i përmbajtje në veprimet e tyre.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësueseve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











