Lajme
Denis MacShane ka shkruar një libër për Kosovën

Denis MacShane, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe njëri ndër ish-ministrat më të njohur të Qeverise së Tony Blairit, ka botuar një libër dedikuar krejtësisht Kosovës – të titulluar “Pse Kosova është me rëndësi?”. Aty ai dokumenton represionin serb ndaj Kosovës që nga fillimi i shekullit XX e deri te presionet e këtyre muajve të fundit rreth ndarjes etnike.
Kritik i formulave të vjetra nacionaliste, MacShane formulon me gjuhë të thjeshtë dështimin e BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës. MacShane, po ashtu, kundërshton fuqimisht raportin e Dick Martyt duke e quajtur atë si projekt të qëllimshëm të njollosjes së lidershipit kosovar.
Këtë javë, Denis MacShane promovon edhe librin e tij në ambientet e Parlamentit Britanik. Atje, do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe zëvendësi i tij, Petrit Selimi.
Ish-Ministri britanik për Europë, në një intervistë për Express, shprehet optimist për procesin e njohjes së Kosovës. Madje, ai thekson se edhe Serbia një ditë do ta njohë pavarësinë.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini