Lajme
Varfëria në Kosovë është një nga sfidat serioze
Kështu u tha në tryezën me temë "Nismat konkrete për politikëbërje në sferën e përfshirjes sociale"
Kosova vazhdon të përballet me një numër të lartë të papunësisë dhe këtij numri i shohen çdo vit 30 mijë të rinj që kërkojnë punë. Gjithashtu vazhdon të ketë përqindje të lartë të varfërisë.
Të gjitha këto vështirësi sociale janë përmendur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në tryezën me temë “Nismat konkrete për politikëbërje në sferën e përfshirjes sociale”, në të cilën u prezantua raporti i Agjencisë Zhvillimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovë.
Krasniqi ka thënë se sikur në gjithë botën edhe në Kosovë, po shënohet java kundër varfërisë. Por sipas tij, kjo dukuri vazhdon të jetë nga nja sfidat më serioz për shoqërinë tonë.
Raporti i prezantuar nga Agjencia Zhvillimore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara jep një pasqyrë të përfshirjes sociale në Kosovë, duke përshkruar gjendjen e njerëzve më të rrezikuar.
Të dhënat janë nxjerrë nga institucionet e Kosovës, agjencitë e OKB-ve për zhvillim, si dhe nga forumet këshilluese dhe akademike.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











