Lajme
Drejtë falimentimit?
Kosova do të ballafaqohet sivjet me deficit të lartë buxhetor, pasi që Posta dhe Telekomi i Kosovës nuk do të shitet, ashtu siç është planifikuar nga Qeveria e Kosovës.
Shitja e PTK-së është miratuar bashkë me buxhetin e Kosovës në mars të këtij viti, ku çmimi i saj është supozuar të jetë rreth 300 milionë euro, mjete këto të parapara për buxhetin e vitit 2011.
Por, situata është rënduar edhe më shumë, pasi që në fillim të vitit Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërpreu aranzhimet financiare me Kosovën, ku kjo e fundit humbi më shumë se 100 milionë euro-t e premtuara, shkruan Zëri.
Edhe Raporti i progresit i publikuar gjatë javës që lamë pas bën të ditur se Kosova do të ballafaqohet me deficit buxhetor, i cili do të mbulohet nga shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe huamarrjet prej institucioneve të huaja financiare, për shkak të keqmenaxhimin buxhetor.
Ky raport bën të ditur se rritjet e mëdha në deficitin buxhetor gjatë dy vjetëve të fundit nuk kanë arritur të nxisin mjaftueshëm zhvillim ekonomik.
Muharrem Shahini, nga Zyra për media në Ministrinë e Financave, thotë se është e natyrshme që çdo buxhet vjetor të projektohet me nivel të caktuar të deficitit buxhetor, duke qenë që kërkesat buxhetore i tejkalojnë mundësitë e financimit.
Sipas tij, në këtë drejtim edhe buxheti për vitin 2011 fillimisht është projektuar me një nivel të deficitit primar buxhetor prej 170 milionë euro, që shprehur si përqindje në GDP është rreth 3.7% e GDP për vitin 2011. Ai tha se një nivel i tillë i deficitit është projektuar nën supozimin e shpenzimeve në nivel 100%.
Por, njohës të ekonomisë në vend thonë se mosprivatizimi i PTK-së ka krijuar një zbrazëti të madhe buxhetore, e cila po e çon shtetin drejt falimentimit.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se nga fillimi i vitit është ditur se Kosova do të ketë deficit buxhetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














