Bota
Gjermania dënon sirianin 16 vjeçar, bashkëpunonte me ISIS
Raportet e policisë treguan se i pandehuri nëpërmjet telefonit celular ka qenë në kontakt me anëtarët e ISIS jashtë vendit dhe ka shprehur pëlqimin e tij për të kryer hedhjen e bombave
Refugjati sirian në moshën 16 vjecare është i dënuar me dy vjet burgim, ndërsa një periudhë do ta kalojë në institucionin korrektues për të mitur, tha gjykata në qytetin e Kölnit.
Siç njoftojnë mediat në Berlini, Gjykata e Kölnitka dënuar të miturin sirianembi akuzat e planifikimit për të hedhur bomba në emër të grupit Shteti Islamik (ISIS), transmeton albinfo.ch.
Sipas aktgjykimit, i mituri ka përgatitur “një akt të rëndë të dhunës që rrezikon sigurinë e vendit.” Adoleshenti, inicialet e të cilit nuk janë publikuar në përputhje me ligjin gjerman, u arrestua vitin e kaluar në një qendër për pritjen e refugjatëve në Köln.
Raportet e policisë treguan se i pandehuri nëpërmjet telefonit celular ka qenë në kontakt me anëtarët e ISIS jashtë vendit dhe ka shprehur pëlqimin e tij për të kryer hedhjen e bombave. Në një nga mesazhet e gjetura në telefonin e tij u gjet udhëzime të sakta për të bërë një mjet shpërthyes.
Sipas arsyetimit të Gjykatës, dënimi me burg prej dy vjetësh në institucion për të mitur është relativisht i butë për shkak se sulmi ishte në një fazë shumë të hershme, ku siguria publike është kërcënuar direkt.
I riu erdhi në Gjermani në vitin 2015 si pjesë e 900 mijë refugjatëve, dhe policia raportoi banorët e qendrës së pritjes, ku ai po qëndronte dhe punonjësit, të cilët janë deklaruar se ai u radikalizua në një xhami lokale.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










