Sport
Xhemaili mund të shkojë në Kanada më herët
Blerim Xhemaili sezonin e ardhshëm do të luajë në Montreal Impact sezonin e ardhshëm, por futbollisti shqiptar mund t’i bashkohet më herët skuadrës kanadeze
Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin italian, megjithatë ai gjatë verës pritet t’i bashkohet skuadrës kanadeze, Montreal Impact, raporton albinfo.ch.
Presidenti i kësaj skuadre, Joey Saputo nuk e ka fshehur se Xhemaili në Bologna ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare dhe ai do t’i bashkohet skuadrës nga Kanada gjatë verës.
Mediat italiane raportojnë gjithashtu se Xhemaili mund të shkojë në Kanada më herët, pasi skuadra e Bolognas ka përmbushur synimet për këtë sezon.
Montreal Impact ende nuk e ka zyrtarizuar marrëveshjen, megjithatë siç ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre gjithçka është e kryer dhe Xhemaili do të luajë në kampionatin amerikan sezonin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











