Lajme
Priten ditë më të mira për prodhuesit e vendit
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të bujqësisë është vënë si prioritet në Qeverinë e Kosovës
Me ndarjen e mirënjohjeve për kompanitë pjesëmarrëse, është përmbyllur panairi katër ditor i Produkteve Bujqësore i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në të cilin morën pjesë rreth 60 kompani vendore dhe nga Shqipëria.
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka theksuar se zhvillimi i sektorit të bujqësisë është vënë si prioritet në Qeverinë e Kosovës dhe se për këtë ministria që ai drejton do të formojë një agjenci të pagesave për mbajtjen e sa më shumë panaireve të tilla të produkteve bujqësore.
Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërgjaliu, ka thënë se më në fund po vijnë ditët ku vlera e produkteve vendëse do ta shohë dritën.
Njëri ndër pjesëmarrësit e panairit, u shpreh i lumtur për plasimin e produkteve të tij në tregun kosovar.
Ai shprehu dëshirën që të bashkëpunojë me përfaqësuesit e biznesit në Kosovë.
Ky panair sipas të pranishmëve dëshmoi se puna dhe mundi i fermerëve dhe biznesmenëve kosovarë po vlerësohet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












