Sport
Shqipëria kundër Kosovës
Takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës shihet si mjaft emocionues, sidomos pasi në Kombëtaren shqiptare janë 13 lojtare nga Kosova, ndër to edhe futbollistja më e mirë, Qëndresa Krasniqi
Të enjten më 6 prill në Elbasan do të ndeshen Shqipëria dhe Kosova në konkurrencën e femrave. Kjo ndeshje është e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.
Shorti vendosi që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup, ku bëjnë pjesë edhe Greqia e Malta, derisa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri.
Takimi mes Shqipërisë dhe Kosovës shihet si mjaft emocionues, sidomos pasi në Kombëtaren shqiptare janë 13 lojtare nga Kosova, ndër to edhe futbollistja më e mirë, Qëndresa Krasniqi.
“Është normale të kemi emocione, sepse është një ndeshje më e veçantë se ndeshjet e tjera. Por, do të mundohemi që emocionet ti lëmë jashtë fushës dhe do të japim maksimumin që të fitojmë. Unë jam shumë e lumtur që përfaqësoj ngjyrat e Shqipërisë dhe do të jap maksimumin për Kombëtaren”, deklaroi Qëndresa në konferencën për media para këtij takimi që zhvillohet nga ora 12:00.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










