Lajme
Regjistrimi në Maqedoni rrezikon të shtyhet
Gjithashtu bëhet thirrje për regjistrimin e të gjithë mërgimtarëve, të cilët, në Maqedoni kanë qëndruar të paktën një herë brenda vitit
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni po përcillet me probleme të shumta të natyrave teknike që rrezikojnë mbylljen e procesit në afatin e paraparë, më 15 tetor, raporton REL nga Shkupi..
Problemet kryesisht kanë të bëjnë me mungesën e regjistruesve, që në masë të madhe kanë ngadalësuar ritmin e regjistrimit.
Një drejtues komisioni në Tetovë, Nimet Beqiri i ka thënë Radio Evropës së Lirë se regjistrimi po shkon me ritëm të ngadalshëm dhe sipas tij nëse vazhdon kështu nuk mund të kryhet në afatin e paraparë.
“Probleme janë madhore dhe të natyrave të ndryshme, na mungojnë regjistruesit në çdo rreth ku duhet të ketë”, deklaroi Nimet Beqiri, drejtues i komisionit komunal regjistrues në Tetovë.
Ai, për këtë, fajin ia hedh Entit Shtetëror të Statistikës në Shkup, që sipas tij, nuk ka bërë azhurnimin e listës të personave që kanë konkurruar për regjistrues që të mund atyre t’u jepen autorizimet për kyçjen në proces.
Me probleme të këtilla përballen edhe zonat tjera të banuara kryesisht me shqiptarë.
Në rajonin e Gostivarit, thuajse nuk ekziston komunikimi mes qendrës dhe zonave me të thella, ndërsa edhe këtu është evidente mungesa e regjistruesve.
Komisioni Qendror i Regjistrimit është në dijeni të problemeve të këtilla.
Nënkryetari i komisionit, Bujar Osmani, thotë se po punohet për evitimin e tyre, por në rast të vështirësimit të procesit, ai nuk përjashton mundësinë e shtyrjes së afatit për 15 ditë.Ndërkohë, pas dilemave të paraqitura mes regjistruesve për shkak të interpretimit ndryshe të ligjit, anëtarët shqiptarë të KSHR-së, gjithashtu kanë apeluar për regjistrimin e të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët, në Maqedoni kanë qëndruar të paktën një herë brenda vitit të fundit.
Regjistrimi ka nisur më 1 tetor, ndërsa është përcjellë me tensione dhe polemika të shumta, gjë që çoi në dorëheqjen e krerëve të komisionit, të cilët u zëvendësuan me të tjerë, vetëm një ditë pas nisjes së procesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










