Lajme
Maqedonia kundër bisedimeve për ndarjen e Kosovës
Kryetari i Maqedonisë është deklaruar kundër bisedimeve për ndarjen e Kosovës, sepse kjo sipas tij mund të destabilizonte tërë rajonin
Në një intervistë për “Tanjug”, kryetari i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, ka thënë se vendi i tij me vëmendje po ndjek situatën në Kosovë dhe raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Jemi të vetëdijshëm se zhvillimet e tashme vështirësojnë bisedimet, por mendoj se ato duhet të vazhdojnë, për të gjitha çështjet për të cilat mund të shënohet përparimi”, ka thënë Ivanovt, transmetojnë mediet në Prishtinë .
Bisedimet eventuale për ndarjen e Kosovës, sipas Ivanovit, “do të mund të sillnin pasoja të cilat do t’i tejkalojnë të gjitha telashet që i kemi tash”.
Ivanov ka thënë se pavarësia e Kosovës është fakt i pranuar për shumicën e shteteve në rajon dhe në Evropë dhe se ndonëse i kupton qëndrimet serbe, duhet tentuar “që raportet të mos përkeqësohen më shumë”.
“Ne nuk mund t’i themi Serbisë ose Kosovës se si t’i rregullojnë raportet e tyre”, ka thënë presidenti maqedonas, “por duhet të luftojmë për interesat tona, që të mos ketë destabilizim tjetër të rajonit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












