Lajme
Kosova ka përfituar 531 milionë euro
Kosova ka përfituar 531 milionë euro që nga mbajtja e Konferencës së Donatorëve, në korrik të 2008-s, ndonëse ishte paraparë që të vinin 694 milionë euro, shkruan Koha Ditore.
Gjatë 2009-s, kur edhe zyrtarisht ka nisur dhënia e donacioneve pas konferencës për Kosovën, janë pranuar 222 milionë euro, ndonëse zotimet ishin që të vinin 322 milionë.
Sipas kësaj gazette një vit më vonë, më 2010, Kosova ka përfituar edhe 210 milionë euro, prej 258 milionë eurove sa ishin paraparë.
Ndërkohë, deri në gushtin e këtij viti, të dhënat e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, në kuadër të së cilës funksionon Departamenti për koordinimin e donatorëve, Kosova ka pranuar diç më pak sesa 100 milionë euro.
Nga donatorët, ndonëse ishin zotuar të vinin 112 milionë euro, deri në gusht Kosova ka pranuar 98 milionë euro.
Raportet zyrtare nuk flasin për përmirësim të gjendjes materiale, zhvillim ekonomik e as mirëqenie, ndonëse brenda tre vjetësh Kosova ka pranuar më shumë se gjysmë miliardi euro.
Enti i Statistikave në raportet e përhershme të saj nxjerr në pah nivel ende të lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërkohë që vërejtjet i adresohen edhe gjendjes jo të mirë në arsim, shëndetësi dhe ambient.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











