Lajme
Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u rrit për 3.46 për qind
Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), në vitin 2016 ekonomia shqiptare regjistroi ecurinë më të mirë në vitet e fundit, duke mundur edhe vet pritshmëritë e qeverisë
Gjatë vitit të kaluar ekonomia shqiptare shënoi rritjen më të madhe në gjashtë vitet e fundit, duke shënuar një rritje të theksuar në 3.46 për qind. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), në vitin 2016 ekonomia shqiptare regjistroi ecurinë më të mirë në vitet e fundit, duke mundur edhe vet pritshmëritë e qeverisë.
“Me publikimin e tremujorit të katërt të vitit 2016, INSTAT jep një vlerësim paraprak të vitit të kaluar, i cili rezultoi me rritje 3.46 për qind, në krahasim me vitin 2015”, tha Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT-it.
Zyra e Statistikave thotë se rimëkëmbja e ekonomisë fitoi terren pikërisht në tremujorin e fundit të vitit, ku shënoi rritjen më të lartë në 9 tremujorë. “Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2016 vlerësohet me rritje me 3.97 për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2015”, tha më tej Ibrahimaj, citon TCH.
Gjallërimi i aktivitetit ekonomik është ndikuar nga rritja e ndjeshme e prodhimit të energjisë, por edhe gazsjellësi transadriatik (TAP), i cili i ka dhënë një shtysë të madhe sektorit të ndërtimit dhe atij të transportit.
“Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit u rrit me 5.14 për qind, i ndikuar kryesisht nga rritja në nëndegën e energjisë elektrike me 61.94 për qind. Aktiviteti i ndërtimit u rrit me 6.81 për qind, i ndikuar kryesisht nga kompanitë private, që punojnë në projektet e lidhura me projektin TAP”, tha drejtoresha e INSTAT-it.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











