Lajme

Stërmbushet tregu me materiale ndërtimore serbe

Zyrtaret e Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës thonë se fajin për këtë import e kanë tregtaret kosovarë

Vetëm disa ditë pas heqjes së masave të reciprocitetit me Serbinë, importi I materialeve ndërtimore nga Serbia po vazhdon ta stërmbushë tregun kosovar. Zyrtaret e Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës thonë se fajin për këtë import e kanë tregtaret tanë, të cilët po bëjnë marifete të ndryshme me tregtaret serbë. Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, deri më tani në Kosove kanë hyrë rreth 12 milionë kilogramë të materialit ndërtimor.

Kryetari i Shoqatës se Ndërtimtarëve të Kosovës, Nebih Zatriqi thotë se tregu I Kosovës nuk ka nevojë për një import kaq të madh të materialeve ndërtimore, por tregtaret kosovarë sipas tij janë të pandërgjegjshëm. Ai gjithashtu thotë se tregtaret serbë, po bëjnë dallavere përmes faturave , pra , në doganë e ulin çmimin e faturës dhe në këtë mënyre edhe TVSH-ja, edhe tarifa doganore është shumë e ulët, gjë që benë ata që më pastaj kanë llogari që produktin e vet ta shesin në treg me çmim më të ulet. Kompanitë e prodhuesve në Kosove të materialeve ndërtimore vazhdimisht kanë pasur ankesa lidhur me këtë import kaq të madh të materialeve ndërtimore, të cilat hynë ne Kosovë.