Lajme

Kanë filluar të mbjellat vjeshtore në Kosovë

Ministris e Bujqësisë ka bërë të ditru se deri tashjanë mbjellë 30 për qind e sipërfaqeve të planifikuara për tu mbjellë me grurë.

Kjo ministri edhe sivjet do t’i subvencionojnë fermerët për mbjelljet vjeshtore.

Masa subvencionuese edhe këtë vit pritet të jetë mbi tre milionë euro, aq sa ishte edhe vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, ka thënë se subvencionet për mbjelljet vjeshtore do të jenë të ngjashme me ato të vitit të kaluar.

Sipas tij gjithashtu janë duke u mbledhur të dhëna se sa pritet të jenë sipërfaqet e mbjella me grurë, shkruan Telegraf.

Sipërfaqet e mbjella me grurë në vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 77.710 hektarë dhe mbjelljet vjeshtore të grurit në vitin e kaluar janë mbështetur me gjithsej 3.7 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë.