Bota
Klima gjermane e biznesit ka arritur kulmin në gjashtë vjetët e fundit
Disponimi në mesin e menaxherëve në Gjermani është përmirësuar dukshëm në muajin mars. Indeksi i klimës së biznesit Ifo ngrihet nga 111.1 pikë në 112.3 pikë, është e qartë nga studimi i përmuajshëm i Institutit të Mynihut në mesin e 7 mijë menaxherëve. Ky është niveli më i lartë që nga korriku i vitit 2011 dhe rritja është për t’u habitur, sepse të anketuar nga Dow Jones Newswires ekonomistët kishin pritur një vlerë të qëndrueshme prej 111 pikësh.
“Rritja është përshpejtuar”, tha presidenti i Ifo Clemens Fustel. Kjo është parametri më i rëndësishëm gjerman dhe është konsideruar si një tregues i besueshëm i zhvillimit të gjashtë muajve të ardhshëm.
Indeksi për vlerësimin e gjendjes aktuale kishte shënuar rritje në mars me 119.3 pikë nga 118.4 pikë sa ishte raportuar në muajin e kaluar. Parashikimi i analistëve ishte për një rënie të vogël me 118.3 pikë. Indeksi për pritjet e biznesit ishte 105.7 pikë në krahasim me 104.2 pikë nga muaji më parë, ndërsa ekonomistët presin vlerën e 104.1 pikëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













