Lajme

Ambasadorja e Zvicrës, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes Jahjaga

Presidentja, Atifete Jahjaga, ka pritur ambasadoren e re të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Zyra e presidentes Jahjaga, ka bërë të ditur se ambasadorja e re e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Krystyna Marty Lang, i dorëzoi me këtë rast letrat kredenciale presidentes së Kosovës, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e saj.

Para Krystyna Marty Lang në Kosovë ishte ambasador i Zvicrës, Lukas Beglinger