Lajme
Regjistrimi i popullsisë para dështimit në Maqedoni
Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mundësinë e lënies së tyre jashtë regjistrimit
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është para dështimit të plotë, një ditë para fillimit të tij.
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror për realizimin e këtij procesi, Abdylmenaf Bexheti, dhe anëtarët e tjerë shqiptarë dhe turq kanë dhënë dorëheqje për shkak të, siç thuhet, “mospërmbushjes së standardeve minimale për realizimin e regjistrimit”.
Përmes një njoftimi me shkrim, Bexheti thotë “se të gjitha përpjekjet për bashkërenditje dhe koordinim të këtij procesi me palët tjera të interesuara, nuk kanë dhënë rezultatet e duhura”.
Ai thotë se nuk janë realizuar përgatitjet teknike, organizative dhe operative për realizimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave.
Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mundësinë e lënies së tyre jashtë regjistrimit për shkak të, siç thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.
Paraprakisht, anëtarët shqiptarë njoftuan edhe për mungesën e 1 mijë regjistruesve shqiptarë, që po ashtu lë hapësirë për manipulime, si dhe për fillimin e trajnimeve vetëm në gjuhën maqedonas.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











