Lajme
Ftohen kompanitë austriake që të investojnë në bujqësi dhe pylltari
Në një konferencë për promovimin e investimeve në Grac të Austrisë, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, dhe ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sabri Kiqmari, kanë ftuar kompanitë austriake që të investojnë në sektorin e bujqësisë dhe të pylltarisë në Kosovë.
“Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kompani dhe ekspertë austriakë nga fusha e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe pylltarisë, si dhe përfaqësues të qeverisë së provincës austriake Shtajerska”. Thujet në kumtesën e MBPZHR-së.
Sipas kumtesës ambasadori Kiqmari dhe përfaqësuesja e qeverisë lokale austriake, Eva Lipp, kanë ftuar kompanitë austriake që të shfrytëzojnë përparësitë dhe potencialet që ofron Kosova në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.
Gjithashtu ministri Stavileci ka premtuar përkrahje nga Qeveria e Kosovës për investimet austriake dhe ka ftuar investuesit që të vizitojnë Kosovën për t‘i identifikuar potencialet dhe përparësitë krahasuese për investime në sektorët e bujqësisë dhe pylltarisë.
Në panel janë prezantuar edhe kompani austriake që tashmë kanë investuar në Kosovë, duke sjellë përvojën e tyre praktike dhe duke u ofruar investitorëve potencial austriak këshilla dhe dëshmi që investimet në bujqësi në Kosovë janë të mundshme dhe fitimprurëse.
Delegacioni i MBPZHR-së ka pasur edhe takime direkte me kompani austriake të interesuara për investime në Kosovë dhe ka vizituar një kompani austriake në sektorin e përpunimit të ushqimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











