Kultura
Lule Elezi dhe Alban Pengili, dy koncerte të përbashkëta në Gjermani
Në këto koncerte do të ekzekutohen krijime të kompozitorëve: Beethoven, Sinding, de Falla, Sarasate, Chopin, Wieniawski, Tschaikowski dhe Saint-Saëns.
Pianistja nga Kosova, Lule ELezi dhe violinisti shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili do të jenë së bashku me “Duo Kassik Konzert” për piano dhe violinë më 7 dhe 9 prill, në Dortmund, respektivisht Bad Honnef. Programi do të përsëritet edhe një herë më 20 prill në kuadrin e festivalit ndërkombëtar të pianos “Frederik Chopin” që mbahet në Prishtinë, njofton Alban Pengili për albinfo.ch
Koncerti në Dortmund do të mbahet në “Geigenbaumeister und Sohn” ndërsa në Bad Honnef në Confiserie Haus Coppneur.
Alban Pengili është i lindur në në vitin 1972 në Tiranë. Në vitin 1992 ai ka filluar studimet në Folkwang-Hochshule në Esen të Gjermanisë. Këtu ai ka mbaruar masterin në muzikën e dhomës (kamertale). Ka marrë një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare për ekzekutimin e tij virtuoz me violinë.
Pengili, është i përkushtuar shumë arsimimit muzikor të brezit të ri. Shumë nga nxënësit e tij në Gjermani janë dalluar dhe vlerësuar me çmime të larta në nivel vendi dhe në botë.
Lule Elezi është e njohur si pianiste shumë cilësore dhe profesoreshë e rregullt e pianos në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ajo ka dhënë koncerte dhe ka përfaqësuar vlerat e muzikës shqiptare në shumë vende të botës, mes tjerash edhe në Gjermani, Austri, Kinë etj.
Në këto koncerte do të ekzekutohen krijime të kompozitorëve: Beethoven, Sinding, de Falla, Sarasate, Chopin, Wieniawski, Tschaikowski dhe Saint-Saëns.
Koncerti në Dortmund fillon në orën 19.00
Adresa: Arneckestr. 33
44139 Dortmund im Kreuzviertel
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














