Lajme
BE dhe SHBA kundër kërkesës së Serbisë që të diskutohet për pikat doganore
BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin fuqishëm Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore të Kosovës
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka zhvilluar takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në dialogun teknik, Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe Philip Reeker, ndihmës kryesor i nënsekretarit të SHBA-së.
“Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA- së njoftuan delegacionin e Kosovës për bisedat e zhvilluara me përfaqësuesin e palës Serbe, Stefanoviq, si dhe për refuzimin kategorik të kërkesës së Serbisë për të përfshirë në agjendën e dialogut çështjen e pikave doganore”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Sipas kumtesës. poashtu, ata siguruan se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin fuqishëm Qeverinë e Kosovës për vendosjen e kontrollit kufitar dhe doganor në pjesën veriore te vendit, si dhe përgëzuan Qeverinë për implementimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë. Vendosja e rendit dhe ligjit dhe konsolidimi i sovranitetit shtetëror në tërë territorin e Kosovës është e drejtë sovrane dhe kushtetuese e institucioneve të Kosovës dhe në dobi të qytetarëve, u tha në këtë takim.
Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka siguruar partnerët evropian dhe amerikan se Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për realizimin e vizionit euro-atlantik për shtetin e Kosovës dhe për mbrojtjen e interesave nacionale të vendit tonë.
Në këtë takim u konstatua se ky raund i dialogut u anulua me fajin e palës serbe, e cila u tërhoq nga dialogu pas dështimit për të imponuar bisedat për çështjen e pikave doganore, duke shkelur më këtë rast obligimet e marra nga Rezoluta e AP të OKB-së për dialogun dhe parimet evropiane.
Në vazhdim të takimit zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shtroi çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve të arritura si dhe dorëzoi Raportin Zyrtar të Qeverisë së Kosovës për situatën e implementimit. Ajo theksoi se pala e Kosovës ka qenë dhe mbetet e angazhuar për suksesin e dialogut teknik por konsideron se çelësi i suksesit të dialogut është implementimi i marrëveshjeve.
“Delegacioni i Kosovës kërkoi nga ndërmjetësi Cooper, që Bashkimi Evropian të bëjë vlerësimin zyrtar të ecurisë së implementimit të marrëveshjeve si dhe të vlerësojë drejtë përformancën e palëve në dialog. Kosova ka qenë palë konstruktive gjatë gjithë procesit, si në arritjen e marrëveshjeve ashtu edhe në zbatimin e tyre, andaj delegacioni i Kosovës kërkoi që ky konstruktivitet dhe seriozitet i Qeverisë së Kosovës të rezultojë me përparimin substancial të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, ashtu siç parasheh Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së për dialogun. Konkretisht delegacioni i Kosovës kërkoi që Kosova për arritjet e saja në dialog duhet të marrë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në dhe pret që BE-ja të marrë vendim sa më shpejtë për këtë”, thuhet në kumtesë.
Poashtu, delegacioni i Kosovës kërkoi që ecuria e dialogut të përfshihet në Raportin e Progresit të KE-së me një analizë të qartë për rezultatet dhe ngecjet si dhe që pala serbe e cila nuk i tregua konstruktive, për më tepër po vazhdon të zvarritë implementimin e marrëveshjeve, duhet të ballafaqohet me konsekuencat nga mos përmbushja e obligimeve që dalin nga rezoluta e OKB-së për dialogun.
Delegacioni i Kosovës potencoi në mënyrë të veçantë se çështja e implementimit të marrëveshjeve duhet të shoqërohet me një sistem masash detyruese për palët në dialog, ku do të precizohen afatet kohore si dhe masat e stimulimeve dhe ndëshkimeve për palët në rrugën e përparimit drejt BE-së. Një qasje e tillë do ta fuqizoj dialogun si dhe do ti bëjë të pamundura pengesat dhe obstrukcionet e palës Serbe ndaj dialogut, u tha mëtej.
“Në fund të takimit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri falënderoi BE-në dhe SHBA-në për mbështetjen e fuqishme për Qeverinë e Kosovës në angazhimet për të vënë ligjin, rendin dhe normalitetin në pjesën veriore të vendit në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in”, thuehtë në kumtësen e Qeverisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












