Lajme
15 mijë nënshkrime për të kandiduar për president
Mandati i presidentit do të jetë pesëvjeçar, që të mos përkojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe të kryeministrit
Zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës nga populli është një ndryshim kushtetues shumë i domosdoshëm, sepse do të krijojë stabilitet, i cili do të përfaqësojë unitetin qytetar dhe kombëtar, ka vlerësuar deputeti Arsim Bajrami, kryetar i Komisionit Parlamentar për amendamentimin e Kushtetutës së vendit.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese në pjesët ku ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Republikës, Bajrami ka bërë të ditur se presidenti i ardhshëm duhet t’i revokojë të gjitha postet politike në parti, shkruan Koha Ditore.
Ndërsa për të kandiduar për këtë post ai duhet t’i mbledhë edhe 15 mijë nënshkrime sikur edhe kandidatët e tjerë të pavarur.
Ndërsa do të mund shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.
Deputeti Bajrami ka theksuar se mandati i presidentit do të jetë pesëvjeçar për shkak që të mos përkojë me përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe të kryeministrit.
Ai është shprehur optimist se amendamentet e bëra do ta kenë përkrahjen e të gjitha partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, pasi që, sipas tij, ndryshimet kushtetuese në këtë çështje kanë qenë më se të nevojshme për t’i shmangur vakuumet politike në vend.
Për ta plotësuar punën e tyre, do të organizohen edhe debate publike me qytetarë me të cilat një ndër çështjet kryesore që do të diskutohet pritet të jetë shtetësia e dyfishtë e kandidatëve për president si dhe betimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












