Bota
Grekët tërhoqën nga bankat rreth 4 miliardë euro
Grekët tërhoqën rreth 4 miliardë euro nga llogaritë e tyre në banka që nga fillimi i vitit 2017, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, përcjell albinfo.ch. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2016 shuma e depozitave të ekonomive familjare, bizneseve dhe sektorit publik arrin në 132 miliardë euro.
Në mes të marsit tashmë janë 128 miliardë euro.
Një valë e re e tërheqjeve nga bankat është e lidhur kryesisht me mungesën e marrëveshjes për rishikimin e dytë të programit të shpëtimit për vendin, tha gazeta. Mediat greke raportojnë se Athina dhe kreditorët ende nuk kanë arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në tri fusha kryesore – sferën sociale, të tregut të punës dhe të energjisë.
Frika se ngërçi në negociata përsëri do të çojë në humbje ekonominë greket ka ndikuar që njerëzit t’i tërheqin paratë nga bankat. Kjo ndodh në një kohë kur Greqia është ngadalë duke kthyer besimin në sistemin bankar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











