Lajme
Serbia nuk blen nga Kosova

Heqja e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe stabilizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk ka ndryshuar raportet tregtare mes dy shteteve.
Raporti tregtar mes Kosovës dhe Serbisë është regjistruar të jetë 100 me 1, në favor të Serbisë, shkruan “Koha Ditore”.
“Gjatë këtyre ditëve në pikat kufitare me Serbinë kanë kaluar nga Kosova gjithsej 7 kamionë me mallra kosovare. Nga Serbia kanë ardhur më shumë se 700 kamionë me mallra të ndryshme serbe në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Sipas tij, tre kamionët e fundit të eksportuar nga Kosova kanë bartur çimento dhe mbeturina të letrës.
Përfaqësuesit e bizneseve kosovare kanë deklaruar se ende nuk e kanë hequr dyshimin se vërtet Serbia është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur për njohjen e vulave doganore.
Kalimi në Serbi i kamionëve të parë, as për ministren e Tregtisë dhe të Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, nuk garanton se Serbia do ta zbatojë me të vërtetë marrëveshjen me Kosovën.
Por, edhe nëse Serbia vërtet do të zbatojë marrëveshjen, tregtarët kosovarë thonë se e kanë të vështirë të zënë vend në tregun e Serbisë.
“Prodhuesit kosovarë e kanë të vështirë të gjejnë treg në Serbi. Konsumatorët atje kanë një vetëdije më të lartë nacionaliste dhe vështirë është të binden për konsumimin e prodhimeve tona”, thotë Agim Shahini i AKB-së.
Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës, frikohet se Serbia nuk do të zgjedhë mënyra për t’u rikthyer në tregun kosovar.
Mbrojtje nga prodhuesit serbë që po ripushtojnë tregun kosovar kërkojnë edhe vetë prodhuesit.
Serbia tash tri vjet ka bllokuar hyrjen në territorin e saj të mallrave kosovare si dhe kalimin transit të tyre, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës. Që nga ajo kohë prodhuesit kosovarë nuk kanë pasur qasje në tregun serb.
Produkt më i kërkuar nga tregu serb, pas marrëveshjes për vulat doganore, është çimentoja dhe mbeturinat e letrës e të hekurit.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini