Lajme
Drashkoviq: Kosova nuk është më pjesë e Serbisë
"Kosova ka humbur si territor. Duhet ta drejtojmë menjëherë politikën në vallen ‘BE menjëherë’
Kryetari i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë dhe se nuk ka as sovranitet e as integritet të shtetit serb.
“Që nga Marrëveshja e Kumanovës dhe humbja e luftës kundër NATO-s, po vërtetohet se mbreti nuk është lakuriq, ndërsa ruajtja e integritetit është gënjeshtër sepse nuk mund të ruhet ajo që nuk e ke”, ka thënë Drashkoviq në një takim të partisë së tij në Sombor.
Sipas tij patriotizëm është të kërkosh falje me zemër dhe të veprosh me arsye.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se shumica në Serbia pajtohen me të, raportojnë mediat serbe.
“Kosova ka humbur si territor. Duhet ta drejtojmë menjëherë politikën në vallen ‘BE menjëherë’. Duke u futur në Evropë, ne nuk do të shkojmë në parajsë, por sigurisht se do të dalim nga ferri”, ka deklaruar Drashkoviq.
Kurse udhëheqësi i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se presidenti serb, Boris Tadiq, ka humbur rastin të promovojë një politikë të re të vendit, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij Plani i Ahtisaar-it duhet të merret si bazë për zgjidhjen e problemeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
“Ata që thonë se nuk është e mundur një gjë e tillë, ose gënjejnë hapur, ose fshehin paaftësinë e tyre”, ka thënë Jovanoviq, raporton REL.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











