Lajme
Diskutohet për zhvillimin ekonomik
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka kërkuar që edhe qytetarët ta japin kontributin në konsumimin më të madh të produkteve vendëse.
“Ju e keni parë se shteti është i gatshëm të marrë masa të tilla, por reciprociteti nuk është i mundshëm vetëm me masa shtetërore. Reciprociteti ka nevojë edhe për përkrahje të fuqishme të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Beqaj, në tryezën shkencore me temën “Sfidat e zhvillimit ekonomik në Kosovë” në Gjakovë, e cila u organizua nga Kolegji Universitar “Biznesi”, dega në Gjakovë dhe Shoqata e Intelektualëve “Jakova”.
Si shembull më të mirë në këtë drejtim, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka marrë Kroacinë, e cila edhe pse nuk ka ndërmarrë masa shtetërore, në tregun e saj nuk gjenden më shumë se 5 për qind të produkteve nga Serbia, për shkak të bojkotimit nga ana e qytetarëve.Duke u fokusuar dhe mbështetur në planin e
Qeverisë të hartuar muaj më parë në Bullgari, Beqaj ka thënë se prioritet do t’i jepet fuqizimit të sektorit privat, miratimit të ligjeve adekuate, energjetikes dhe bujqësisë.
Prezantimi i planit qeveritar për zhvillim ekonomik nga ministri Beqaj, nuk i ka kënaqur të gjithë pasi që është ballafaquar edhe me kritika nga të pranishmit.
Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, në paraqitjen e tij ka thënë se Qeveria e vendit as sot nuk ka ndonjë plan konkret për zhvillimin ekonomik, ndërsa e ka quajtur të padobishëm planin e hartuar në Bullgari.
Duke vazhduar me kritika, Limani ka folur edhe për procesin e privatizimit, duke u fokusuar në situatën aktuale me ndërmarrjet shoqërore në komunën e Gjakovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














