Lajme
Erdogan, në OKB, apelon për njohje të Kosovës
Ai, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ka bërë thirrje liderëve të botës që të njohin Kosovën si shtet të pavarur
Kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ka bërë thirrje liderëve të botës që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Ai ka deklaruar para të gjithë liderëve të botës se ata duhet të njohin sa me parë shtetin palestinez dhe të Somalisë ku në këtë të fundit ende po përjetohet dramë humane si në asnjë vend tjetër, raporton gazeta Start.
”Është koha që ne të jemi të vetëdijshëm dhe për këto shtete, të cilët janë akoma në vështirësi ekonomike politike e sociale dhe duhet të marrim masa e të kontribuojmë ne rimëkëmbjen e tyre”, ka theksuar ai.
Duke përmendur masakrat ne Bosnjë Hercegovinë, por pa lënë mënjanë dhe flotiljen sulmuar në Gaza ku humben jetën 9 persona turq, ai ashpërsoi tonin e tij dhe në këtë mënyrë mbylli fjalimin.
Recep Taip Erdogan pat një duartrokitje të madhe nga shumë liderë të tjerë të pranishëm në këtë Asamble.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










