Lajme
Kosova, befasia e mirë
Imazhi negativ te investitorët zviceranë që mund të jetë krijuar për Kosovën, thyhet menjëherë kur vizitojnë shtetin më të ri në Evropë
Erdhën në Kosovë dhe thanë se u befasuan për të mirë. Nuk u dolën askund imazhet negative që kishin imagjinuar për shtetin më të ri të Evropës.
Disa investues nga Zvicra të shoqëruar nga Naim Malaj, Ambasadori i Kosovës në shtetin helvetik, patën të enjten një takim joformal në Prishtinë me Besim Beqajn, ministrin për Zhvillim Ekonomik.
Për më tepër, ata thanë se Kosova është një vend shumë i bukur e mbi të gjitha se ka një infrastrukturë të mirë ligjore për të investuar.
Zvicerani Markus Scherrer dhe kosovari Zeki Rexhepi janë bashkëpronar të firmës KWD GmbH e cila merret me instalimin e paneleve diellore të cilat prodhojnë energji alternative, në harmoni me ambientin.
Pas takimit me ministrin Beqaj, biznesmeni Scherrer u shpreh të jetë i befasuar në mënyrë pozitive nga interesimi i ministrit kosovar, që kompania e tij të investojë në Kosovë. “Kosova është e predestinuar për këtë lloj energjie sepse ka shumë diell dhe ka shumë potencial”, u shpreh Scherrer për Albinfo.ch.
© albinfo.ch – Markus Scherrer dhe ambasadori Naim Malaj
Ai beson shumë se Kosova është duke u zhvilluar dhe mendon se ky vend është i duhuri për këtë lloj biznesi.
I pyetur nnëse pas vizitës së tij në Kosovë, mendon seriozisht të investojë, Scherrer kërkoi përkrahje edhe nga shteti i Kosovës. “Ne na duhet një përkrahje nga Kosova në mënyrë që të investojmë, sepse qëllimi ynë është pikërisht të investojmë këtu”, tha ai.
Duke folur për kompaninë e tyre e themeluar gjashtë vjet më parë, bashkëpronari Zeki Rexhepi tha për Albinfo.ch se është krenar për prejardhjen e tij. “Edhe pse jam rritur në Zvicër, unë jam nga Vitia e Kosovës dhe jam mjaft krenar për prejardhjen time. Në kompaninë tonë punojnë 25 punëtorë, zviceranë dhe shqiptarë”, u shpreh Rexhepi.
© albinfo.ch – Zeki Rexhepi
Dukshëm i kënaqur me këtë vizitë në Prishtinë, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, tha se së paku me udhëtime të tilla thyhen stereotipat apo imazhet negative për vendin.
Por ai tha se është dikush tjetër që ka merita të pamohueshme për sjelljen e investitorëve zviceranë në Kosovë, ndoshta edhe më shumës e vetë Ambasada. “Me sjelljen e investuesve zviceranë në Kosovë, një rol të pozitiv ka luajtur edhe Ambasada jonë në Zvicër me aktivitete dhe konferenca që ka bërë për investime, por një rol shumë më të madh po luajnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër”, tha Malaj për Albinfo.ch.
Sipas tij, këtë e dëshmon edhe fakti se edhe investuesit të cilët i shoqëronte, ishin bashkëpronar me një investues nga Kosova i cili jeton e punon në Zvicër. “Kjo tregon se diaspora jonë po luan një rol mjaft të rëndësishëm, jo vetëm në forcimin marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, por edhe sjelljen e investuesve zviceranë në Kosovë. Ky është hap që duhet përshëndetur”, u shpreh Ambasadori Malaj.
Përfaqësuesi i diplomacisë së Kosovës në Zvicër thotë se Kosova ka infrastrukturë ligjore e cila është e adaptuar sipas ligjeve të BE-së dhe në këtë drejtim nuk ka probleme. “Ndoshta ajo në të cilën do të duhet të punohej më tepër është çështja e imazhit. Të gjitha kompanitë zvicerane që kanë ardhur të investojnë në Kosovë, janë befasuar për të mirë, duke pasur parasysh se shumë nga ta kanë paragjykime”, tha Malaj.
I pyetur se cilat janë pyetjet më të çuditshme që ka hasur ndonjëherë nga zviceranët për Kosovën, Ambasadori kosovar përmendi një rast në një konferencë për investime ku një biznesmen është interesuar nëse ka avionë që fluturon drejt Prishtinës. “Megjithatë, gjendja ka filluar të ndryshojë për të mirë. Bashkatdhetarët tanë në këtë rast edhe ambasada jonë edhe shoqatat e ndryshme, kanë bërë punë të shkëlqyeshme. Por e përsëris se ndikimi më i madh është nga bashkatdhetarët tanë, kështu që po befasohemi për të mirë”, tha ai.
Malaj mendon se investimet e bashkatdhetarëve në Kosovë, duhet të rriten sepse nuk mund të thuhet se ato janë të mjaftueshme. “Potenciali i mërgatës tonë është shumë i madh, por mendoj se ka shumë shembuj konkret që investimet e para kur bëjnë, ata i japin prioritet vendlindjes, pra Kosovës”, u shpreh Ambasadori duke shtuar se lidhjet kosovaro-zvicerane janë mjaft të forta kur dihet se 10 përqind e popullatës së Kosovës, jeton në Zvicër. “Pra është potencial i madh të cilin e vlerëson edhe qeveria zvicerane”, tha Malaj.
Kompania KWD GmbH është themeluar gjashtë vjet më parë dhe bashkë drejtohet nga Markus Scherrer dhe Zeki Rexhepi të cilët në prezantimin e tyre para ministrit dukeshin mjaft të përgatitur.
Ata me vete paraqiten edhe një broshurë me të dhëna konkrete të punës së firmës së tyre dhe e gjitha në gjuhën shqipe dhe e ilustruar me fotografi.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini