Lajme
Kthehen prapa kamionët që kishin hyrë në Serbi
Tri maune me mallra të Kosovës kanë kaluar në orët e hershme të mëngjesit të së hënën për në Serbi
Kthehen prapa kamionët që kishin hyrë në Serbi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari-Lila, ministre e tregtisë dhe Industrisë”Sapo u informuam se të njëjtit kamionë, të cilët mbrëmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, janë kthyer prapa për në Kosovë. Ende nuk i kemi të sqaruara të gjitha detajet dhe arsyet e kthimit të këtyre komionëve”, tha Kusari -Lila,Ky lajm pason njoftimet e mëhershme se tre kamionë më çimento, kanë kaluar nga Kosova për në territorin e Republikës se Serbisë dhe janë dërguar në terminalin doganor në Preshevë.Njëri nga eksportuesit ishte edhe kompania e Çimentos në Han të Elezit, “Sharrcem”. Menaxheri i shitjes në këtë kompani, Naxhid Raka, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar kthimin e kamionëve. Ai pati deklaruar se eksporti ishte bërë me dokumente përcjellëse që mbajnë emblemën e UNMIK-ut.
09:37 Serbia e pranon mallin “Made in Kosova”
Kosova dhe Serbia duket se do të jenë më larg reciprocitetit pasi që autoritetet serbe kanë lejuar që kamionët me mallra Kosove të hynë në Serbi. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe drejtori i doganave Naim Huruglica, e kanë konfirmuar këtë. “Ka lajme të mira, sepse kam marrë informacionet se kamionët e parë kanë kaluar sonte tek pika e Dheut të Bardhë”, ka thënë Huruglica.
Mallra “Made in Kosovo”, të shoqëruara me dokumentacione të rregullta të Republikës së Kosovës, janë lejuar të kalojnë në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë, në Kamenicë, dhe të shiten në tregun e Serbisë.
Kjo shënon edhe ditën e parë, pas 44 muajve bllokade, të lejimit të mallrave të prodhuara në Kosovë të dalin në tregun e Serbisë. “Tri maune me mallra të Kosovës, kanë kaluar sot në orët e hershme të mëngjesit për në Serbi në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë, në Kamenicë.
Mallrat kanë qenë të shoqëruara me dokumentacione të rregullta të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar të hënën zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, për Kohën Ditore.
Ai ka thënë se do të pritet edhe gjatë të martës të shihet nëse Beogradi e ka seriozisht, ose përndryshe mund të kthehet vendimi politik për reciprocitet me Serbinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











