Lajme
SHBA-ja mbështet shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, janë pritur në një takim nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ajo ka theksuar se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.
Sekretarja Clinton ka deklaruar se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe misionin e tij në Kosovë për rendin dhe ligjin, EULEX, është i një rëndësie të veçantë dhe kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision.
Ajo ka vlerësuar se është me rëndësi marrëdhënia e afërt me Bashkimin Evropian.
Clinton ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Sekretarja amerikane e Shtetit ka theksuar se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë përpara dhe përshëndeti përkushtimin e Kosovës për këtë proces. Ajo tha se SHBA-ja po vazhdon t’i inkurajojë shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu Sekretarja amerikane e Shtetit e inkurajoi thellimin e reformave të brendshme në Kosovë dhe i dha përkrahje liderëve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkaq presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka falënderuar sekretaren Clinton për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-ja po e jep në procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Presidentja e ka njoftuar sekretaren amerikane për progresin e arritur në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen e SHBA-së për ta ndihmuar Kosovën në procesin e integrimeve evropiane dhe Partneritetin për Paqe.
Jahjaga ka deklaruar se aksioni në tri komunat veriore është ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si dhe me EULEX-in e KFOR-in, dhe ai ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore dhe është në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të vendosin rendin dhe ligjin në veriun e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se Ahtisaari Plus nuk është zgjidhje, sepse do të rrënonte të arriturat në Kosovë dhe nuk do të garantonte integrimin, por do të çonte drejt ndarjes.
Presidentja e Kosovës ka thënë se kjo do kthente prapa sukseset e mëdha të dekadës së kaluar në arritjen e paqes dhe të pajtimit në rajon.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













