Lajme
Ambasadori gjerman, Ernst Reichel te ura e Ibrit

Barrikadat e serbëve të vendosura në urën kryesore mbi lumin Ibër i ka vizituar ambasadori gjermanë në Kosovës, Ernst Reichel.
Ambasadori për së afërmi ka parë zhavorrin e vendosur si dhe shkatërrimin rreth urës që kanë bërë grupet kriminale serbe.
Ai për një kohë të caktuar ka biseduar edhe me policët e Kosovës që kanë qenë të vendosur në urë si dhe ka bërë disa fotografi.
Reichel për media ka theksuar se ka ardhur këtu vetëm për të parë nga afër gjendjen në Mitrovicë.
Ai nuk ka dashur të komentojë vendosjen e barrikadave në rrugë nga ane e grupeve kriminale serbe, si dhe ndonjë aksion të KFOR-it edhe EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave.
Ndërsa, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe doganierë të doganave të Kosovës kanë fluturuar për në pikat kufitare në Berrnjak dhe në Jarinjë.
Ndërrimi është bërë përmes vijës ajrore, ndërsa që pikëkalimet kufitare ende mbesin të bllokuara.
Në anën tjetër, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Boganoviq, ka theksuar se Qeveria e Beogradit do të vazhdojë të mbështesë financiarisht jo vetëm serbët në veri, por edhe ata në jug të lumit Ibër.
Kurse KFOR-i ka tentuar që në fshatin Jagnjenica në Zubin Potok të kontrollojë trafikun dhe të vendosë një punkt në rrugën Zveçan-Zubin Potok.
Kjo shkaktoi shqetësime te banorët serbë, të cilët u mblodhën shpejt në këtë pjesë dhe bllokuan KFOR-in. Pas kësaj pjesëtarët e KFOR-it u tërhoqën rreth 20 metra nga punkti ku ishte vendosur, ndërsa që rruga është e kalueshme.
Mediat serbe njoftojnë se serbët e vendosën një kamion dhe bllokuan ushtarët gjermanë që u tërhoqën nga rruga që çonte drejt fshatit Çabër.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini