Lajme
Demokracia në Kosovë ka shënuar progres
Kosova u është bashkuar shteteve demokratike të botës, duke kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kosova ka shënuar progres viteve të fundit në zhvillimin dhe promovimin e demokracisë, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtat e minoriteteve, zbatimin e parimeve të demokracisë parlamentare, ndërtimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në hapjen e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Ai ka theksuar se edhe Kosova u është bashkuar shteteve demokratike të botës, duke kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Sipas tij festimi i kësaj dite, tregon se ky është një rast i mirë për t’iu folur fëmijëve për vlerat demokratike të shoqërisë së Kosovës. Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend, sipas Krasniqi ka arritur që të promovojë demokracinë dhe kulturën parlamentare për të mundësuar avancimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Ai ka falënderuar ata që ndihmuan organizimin e kremtimit të kësaj dite, në mënyrë të veçantë, Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) për mbështetjen e vazhdueshme për Kuvendin e Kosovës, por edhe USAID-in dhe OSBE-në.
Kurse përfaqësuesi i NDI-së, Robert Benjamin ka vlerësuar me këtë rast se demokracia në Kosovë nga viti 1999 është zhvilluar në mënyrë impenjuese. Ai ka vënë në dukje nevojën për demokratizimin më të madh të partive politike në vend, duke thënë se duhet të hapen për pjesëmarrjen e njerëzve. Me rastin e shënimit të kësaj dite, NDI ka dhuruar një donacion të përbërë nga pajisje audiovizuele për këndin e mediave në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€