Lajme
Letërkëmbim i ashpër i Memlit me Christophe Solioz
Solioz: Me shkarkimin e Nezirajt, Kosova po dërgon një sinjal të gabuar në botë. Krasniqi: Jeni i manipuluar.
Me rastin e shkarkimit të Jeton Nezirajt nga posti i drejtorit artistik të teatrit Kombëtar të Kosovës, kishte reaguar Qendra për strategjitë e integrimit evropian (CEIS) me seli në Gjenevë, përmes kryetarit të saj, Christophe Solioz.
Në letrën e tij dërguar ministrit kosovar të kulturës, Memli Krasniqit, Solioz pasi ka radhitur disa emra të artistëve shqiptarë të cilët CEIS i ka pëlqyer në rrugën e tyre të suksesit në botë, si Anri Sala, Adrian Paci, Erzen Shkololli, Beqë Cufaj dhe vetë Jeton Neziraj, ka kritikuar shkarkimin e këtij të fundit. Ai ka tërhequr vërejtjen se, duke e shkarkuar nga posti një drejtor të suksesshëm artistik dhe një krijues me reputacion ndërkombëtar si Jeton Neziraj, Kosova dhe qeveria e saj po i dërgonte botës një sinjal të gabuar.
Ndërsa në letrën e tij të kthimit, ministri i kulturës Memli Krasniqi i shkruan drejtorit të CEI-s se informatat që ka marrë nbag Neziraj janë të pavërteta dhe kanë të bëjnë me një fushatë kundër ministrit dhe kulturës së vendit. Krasniqi ia sqaron z. Solioz se Neziraj, sipas tij, nuk është shkarkuar por atij i ka kaluar mandati 3 vjeçar dhe në këto raste sigurisht që shpallet konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri artistik. Në këtë konkurs ka pasur të drejtë të marrë pjesë edhe vetë ish drejtori artistik, Jeton Neziraj, ka shkruar Krasniqi.
Ai pastaj ka përgënjeshtruar thënien e Nezirajt sipas të cilit bordi përzgjedhës i teatrit përbëhet nga njerëz jo profesionistë dhe me orientim të caktuar politik. Në këtë bord janë emrat si Jusuf Buxhovi, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Emin Halili, Ilire Vinca, Igballe Qena e Ahmet Brahimaj, të gjithë emra të respektuar dhe profesionistë në lëmenjtë përkatës, ka shkruar ministri Krasniqi.
Memli Krasniqi ka kundërshtuar po ashtu kualifikimin nga ana e Nezirajt për tendencën që, pas shkarkimit të tij, teatri të bëhet strehë e “nacionalizmit primitiv dhe racist”. Ai është shprehur edhe kundër kualifikimit nga ana e Nezirajt për drejtorin e ri artistik të posazgjedhur Emin Emini si njeri jo profesionist dhe i ardhur nga politika.
Në fund, ministri Memli Krasniqi e lut z. Solioz që të marrë edhe opinionet e njerëzve tjerë të paanshëm të artit në Kosovë, para se të bëjë tablonë e vërtetë për gjendjen e kulturës në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












