Lajme
Greqia para falimentimit ?
Berlini nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të Greqisë
Në një kolumnë të botuar në “Die Welt”, ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rösser, ka thënë: “Për të stabilizuar euron nuk duhet përjashtuar, në afate më të shkurta, disa opsione. Ndër opsionet në fjalë është, në rast urgjence, urdhërimi i një situate të paaftësisë paguese të Greqisë, nëse i kemi në dispozicion instrumentet e nevojshme”, raporton e përditshmja «Le Monde».
Të hënën në mëngjes qeveria greke ka shpallur faktin se vendi do të arrijë në situatë të mungesës të parave muajin e ardhshëm.
Qëndrimet e Philipp Rösser e kanë peshën e tyre në Gjermani. Sipas minsitrit, ndihmat ndaj Greqisë varen nga kapacitetet e saja reformues. Me fjalë të tjera, në rast se Greqia nuk arrin të reformojë substancialisht ekonominë, shpenzimet si dhe të ardhurat, atëherë do të shpallej si shtet në falimentim. Një masë e tillë do të nënkuptonte vërje nën kujdestari të shtetit grek për të mundësuar funksionimin e shtetit si dhe kufizimin e përkohshëm të të drejtave të saj sovrane.
Falimentim i Greqisë do të nënkuptont daljen e Greqisë nga euroja. Kjo do të ishte një masë e munshme për ta shpëtuar euron.
Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, thuhet të ketë thënë: «Situata në Evropë nuk ka qenë kurrë aq serioze. Deri më tani nuk mendoja se euro do të mundeshte të dështojë, mirëpo, nëse gjërat vazhdojnë kështu, ai pra atëherë do të rrënohet».
Nga ana tjetër, njohësi i mirënjohur i financave evropiane, Jacques Attali, në një shkrim të botuar në javoren L’Express nuk e ka përjashtuar po ashtu mundësinë e falimentimit të Greqisë si dhe të pasojave që do të mund të përhapen për vendet e tjera evropiane.
Një skenar i tillë do të mund të shkojë deri në një krize të paprecedan të rrënimit të sistemit financiar perëndimor, të një depresioni të madh, të papunësisë së përgjithshme dhe, në kohë më të gjatë, të rivënies në pyetje të demokracisë!
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









