Lajme
Përshtypjet e një mësuesi gjerman në Shqipëri
Në vitin 2008, Thomas Färber nga Menden e Gjermanisë, vendosi të shkojë në Shqipëri për të inkurajuar shqiptarët që të mësojnë gjermanishten

Rrugët e Tiranës janë përplot gropa, automjetet qarkullojnë në mënyrë të vrullshme në trafikun kaotik të kryeqytetit. Në një veturë luksoze taksi të verdhë, gjendet edhe gjermani Thomas Färber, i cili deklaron: „Ndjenja ime për gjuhën shqipe më me kënaqësi rritet në bisedë me një taksi vozitës.
Gjatë rrugëtimit, ne i shqyrtojmë temat lidhur me motin, ngjarjet familjare apo politike“. Për ata të cilët dëgjojnë radio shqiptare, nuk është aspak e çuditshme nëse vozitësi fillon të këndojë duke përcjellë radion.
Stili i jetesës së shqiptarëve është i mbushur me një dinamikë tërësisht të veçantë, e cila ish mësuesit gjerman të një gjimnazi nga Menden i jep ndjenjën duhet kthyer në shtëpi. Për fat të mirë, mikpritja shqiptare është një e mirë pa interes, të cilën popullata shqiptare e dhuron me kënaqësi.
„Edhe përpos papunësisë së madhe në Shqipëri, në aspektin e teknikës së zhvillimit ekonomik, ajo është në rrugë të mbarë“, shpjegon më tej me optimizëm të matur Thomas Färber, për gazetën gjermane „Die Westen“. „Në banesën time në Tiranë, e cila gjendet në afërsi të Fakultetit Filologjik të Tiranës, unë kam më në fund ujë të pijshëm.
Por, kjo çshtje ende mbetet e pakuptueshme“. Furnizimi me ujë dhe problemi i kanalizimeve, ende mbetet njëra nga pikët më problematike të bashkëpunimit zhvillimor reciprok me Gjermaninë. Projekte të tilla dhe të ngjashme, siç e udhëheq edhe Thomas Färber, nxënësve të talentuar shqiptarë u mundëson qasje për profesionalizim të mëtejmë.
Si këshilltar profesional dhe udhëheqës i qendrës së jashtme për çështje shkollore (ZfA), ai shkruan raporte dhe bën rekomandime për nxënës jashtzakonisht të kualifikuar. Më pas, ai i shoqëron të zgjedhurit për bursë gjermane, të cilët duhet t`i fillojnë studimet e tyre në Gjermani: „Një letër falënderuese nga vendlindja ime, në Shqipëri më bën jashtzakonisht të lumtur. Studentët shqiptarë në Mynih apo qytete tjerë në Gjermani, furnizohen me një vetbesim të ri, i hapin dyert e kulturës gjermane në të cilën ata tashmë jetojnë dhe veprojnë“.
Edhe përpos jetesës jashtë vendlindjes, vendlindja e tij mbetet një mbështetje me rëndësi për jetën e tij: „Unë ende i ruaj kontaktet dhe të njohurit përmes postës elektronike“. Gjithashtu, ai mundohet të njohë shqiptarët me karakteristikat e kulturës gjermane, të cilat në Shqipëri nuk janë edhe aq të theksuara:
„Mundohem tu sqaroj shqiptarëve se në Gjermani ekziston një rregull për të mos u prishur qetësinë të tjerëve, gjë që në Shqipëri nuk ekziston. Shqiptarët e duan lirinë dhe nuk dëshirojnë të jenë të përkufizuar me rregulla“.
Në Shqipëri ka shumë pak të huaj në krahasim me Gjermaninë, potencon Färber. Janë këta të cilët edhe ia pasurojnë jetën këtij mësuesi i cili është i fascinuar nga gjuhët e huaja.
Thomas Färber tashmë ka edhe një celular: „Shpeshherë, rrjeti im i i nternetit nuk funksionon si duhet, mu për këtë kam vendosur të pajisem me një celular“. Për tre vite të cilat i ka përjetuar jashtë vendlindjes, ai është pajisur me një bagazh të madh të rrëfimit të ngjarjeve:
„Ndonjëherë nuk di edhe vet se nga duhet t`ia filloj rrëfimit“. Por, ngjarja më e bukur e tij është , pa dyshim: Vizita e bijës së tij Cäcilia në Tiranë.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€