Sport
De Biasi ‘godet’ Kaçen, Berishën e Rashicën
Gianni De Biasi ka kritikuar Ergys Kaçen për sjelljen e tij, ndërsa ka folur edhe për Besart Berishën dhe Milot Rashicën, që iu bashkuan Kosovës
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi sërish ka folur për lojtarët problematik, Kampionatin Evropian, ata që nuk erdhën për Shqipërinë dhe ata që u larguan.
Ai komentoi ardhjen e Bersart Berishës për Kosovën. “Le të grumbullohet për Kosovën. Për të ardhur në Shqipëri ishte shumë e gjatë rruga nga Australia! Mësa duket për të shkuar në Kosovë rruga është më e shkurtër, megjithëse është paksa më në veri se ne! Megjithatë s’ka rëndësi. Në fund të fundit ne shkuam në Evropian pa Besart Berishën!”, është shprehur De Biasi për ‘konica.al’.
Më pas ka folur edhe për Milot Rashicën, i cili u largua nga Kombëtarja kuqezi për t’iu bashkuar Kosovës. “Shkuam në Evropian pa Rashicën? Rashica nuk ka qenë kurrë me ne! Ishte me ne në Austri, sepse ishte një lojtar që mund të përzgjidhej nëse më mbushte mendjen mua, po të ishte më i mirë se lojtarët që na çuan deri në Francë. Unë këtë superioritet të tijin nuk e pashë. Aq është e vërtetë, saqë është në stol dhe tek ekipi në kampionatin e tij”, shtoi De Biasi, përcjell albinfo.ch.
Ai foli edhe për të përjashtuarin nga Kombëtarja, Ergys Kaçe. “Mendoj se e kam ndihmuar mjaft dhe i kam dhënë shumë këshilla. Tani atij i takon të veprojë. I kam dhënë mjaft duar. Tani më kanë mbetur vetëm këmbët dhe shqelmi”, theksoi De Biasi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










