Lajme
Erhard Drews në krye të KFOR-it
Komandanti i forcave paqëruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman, Erhard Bühler i lë vendin një gjenerali tjetër gjerman, Erhard Drews

Ceremonia e ndërrimit të komandës është zhvillua në shtabin qëndror të KFOR-it, në praninë e Komandantit të Forcave të Përbashkëta të Komandës në Napoli, admiralit Samuel J.Locklear, të komitetit ushtarak të NATO-s, udhëheqësve kryesorë politik kosovarë dhe shumë figurave të jetës publike në Kosovë. Në ceremoni i pranishëm ishte edhe Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Kossendry, raporton DW.
Gjatë një fjalimi drejtuar të pranishmëve, Kossendry tha se forcat paqëruajtëse nën udhëheqjen e gjeneralit Erhard Buhler, treguan një profesionalizëm të vërtetë, duke rikujtuar se në fund të korrikut trupat e KFOR-it u përballën me një situatë të vështirë në veri të Kosovës. Ai tha se fakti që Serbia dhe Kosova rifilluan dialogun, kjo mund të cilësohet si një sukses i madh, sepse sipas tij, vetëm kur njerëzit flasin me njëri – tjetrin mund të tejkalohen problemet.
Ndërrimi i komandës së KFOR-it, bëhet në periudhën e ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe. “Në këtë fazë jeta përtej lumit Ibër nuk ka qenë e mirë. Shumica e qytetarëve të asaj pjese mbeten peng i disa personave dhe grupeve që kanë pasur interes gjithmonë që ta ndajnë këtë pjesë të Kosovës nga Kosova”, tha komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhad Buhler.
Ai tha se KFOR-i do të mbetet i angazhuar që në këtë pjesë të Kosovës të mbizotërojë një ambient i qetë dhe i sigurt dhe njërëzit në atë pjesë të jetojnë një jetë normale”.Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buhler, u nderuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me çmimin për “kontrubutin special për paqe siguri dhe stabilitet në Kosovë”.
Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Drews, është një komandant me përvojë dhe i njohur me situatën në Ballkan dhe historinë bashkëkohore të Ballkanit. Në vitin 2001 ai ka shërbyer në kuadër të misionit të NATO-s në Bosnje. Ai iu bashkua ushtrisë në vitin 1971 dhe deri tash ai shërbente si Komandant i Divizionit Ajror Mobil në Witshönheim të Gjermanisë.
Aktualisht, misioni paqëruajtës ndërkombëtar i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka afro 5500 ushtarë. Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, reduktimi i këtyre trupave i paraparë më herët nuk do të ndodhë të pakët deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, njofton DW.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€