Lajme
Serbia duhet ta pranojë Kosovën, thotë Drashkoviq
"Me këtë Kosovë duhet të zhvillojmë marrëdhënie ekonomike sikurse ato të dy Gjermanive apo Kinës e Tajvanit"
Kryetari i Partisë Serbe të Ripërtëritjes, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si fqinjin më të afërt dhe më të veçantë. “Me këtë Kosovë duhet të zhvillojmë marrëdhënie ekonomike sikurse ato të dy Gjermanive apo Kinës e Tajvanit”, ka deklaruar Drashkoviq.
Ai ka vlerësuar se Serbia menjëherë mund të pranojë pjesën e Planit të Ahtisaarit që nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Kurse Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberaldemokratike, ka thënë se Angela Merkel kur ka qenë në Beograd, ka folur për një qëndrim të ri të Perëndimit ndaj Serbisë.
Sipas tij, kjo ka të bëjë me paaftësinë e Serbisë për të zgjidhur problemet e veta dhe ky problem do të zgjidhet duke anashkaluar serbët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












