Lajme
Marrëveshja për vulat doganore acaron serbët e veriut
Nëse KFOR-i vazhdon "të dalë nga mandati i Rezolutës 1244 do të fillojnë protestat dhe bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës"
Serbët e veriut janë acaruar edhe më shumë kur shteti i Serbisë ka filluar t’i marrë masat e para për zbatimin e marrëveshjesë për vulat doganore.
Të gjitha rrugët rurale që shpien nga Serbia për në Kosovë që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës janë bllokuar për kalim nga xhandarmëria e Serbisë, shkruan Koha Ditore.
Sipas kësaj gazete serbët e veriut janë të shokuar me këtë veprim të Qeverisë së Serbisë, kanë thënë burime të gazetës nga strukturat paralele të politikës në veri të vendit.
“Kjo është tradhti që Serbia po na e bën, na ka futur deri këtu, e tashti dëshiron të tërhiqet”, ka thënë burimi, duke kërkuar të mos i përmendet emri në gazetë.
Burime të tjera kanë theksuar se Serbia para strukturave paralele është arsyetuar se ky veprim është marrë për shkak se nafta që po kontrabandohet në Kosovë përmes rrugëve rurale po kthehet prapë në Serbi dhe me këtë po dëmtohet vetë shteti serb.
Strukturat paralele si të politikës ashtu edhe të sigurisë, kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në Zveçan, ku kanë kërkuar përgjigje zyrtare nga Qeveria e Beogradit për, siç kanë thënë ata, “tradhtinë që ua ka bërë duke ua mbyllur pikat rurale të kalimit dhe të kontrabandimit të mallrave”.
Mediet serbe nuk kanë raportuar fare për mbylljen e rrugëve rurale që çojnë për në Kosovë, por vetëm kanë transmetuar kërcënimet me bllokada të reja që i kanë bërë liderët e serbëve të veriut pas takimit në Zveçan.
Ata kanë thënë se po qe se KFOR-i vazhdon “të dalë nga mandati i Rezolutës 1244 do të fillojnë protestat dhe bllokimin e rrugëve në gjithë veriun e Kosovës”.
“Në shenjë proteste dhe revolte për mbylljen e rrugës alternative në fshatin Izvor, serbët do t’i mbyllin dy urat në Ibër, ku do t’u bëhet i pamundshëm kalimi edhe KFORit, edhe EULEX-it, dhe bllokadat do të shtrihen deri në Jarinjë”, ka thënë Kërstimir Pantiq, kryetar paralel i Mitrovicës, shkruan gazeta e Beogradit “Politika”.
Tre kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë kërkuar sërish largimin e Borisllav Stefanoviqit nga pozita e kryenegociatorit, sepse, siç kanë thënë ata, “ai nuk e gëzon besimin e qytetarëve të veriut dhe të udhëheqjes së katër komunave veriore të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











