Lajme
James Berisha gjendet aktualisht në Eritre
Piloti shqiptaro-amerikan James Berisha gjendet aktualisht në Eritre, në një prej institucioneve të paraburgimit të këtij shteti
Pas kontakteve me shërbimet diplomatike të shteteve partnere, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte siguruar ketë informacion për vendodhjen e James Berisha.
Me këtë rast, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka paraqitur një kërkesë në MPJ të Gjermanisë, atë të Francës dhe MPJ-në e Arabisë Saudite, të cilat kanë raporte të mira me Eritrenë, me qëllim që të ndihmojnë në lirimin sa më të shpejtë të James Berishës nga izolimi, thuhet në komunikatën e MPJ të Kosovës.
Gjithsesi, nga informacionet e deritashme, gjendja shëndetësore e Berishës thuhet të jetë e mirë dhe ai po trajtohet në mënyrë korrekte nga ana e autoriteteve në Eritre.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke punuar intensivisht për lirimin sa më të shpejtë të James Berishës, në mënyrë që ai t’i kthehet familjes, bashkëpunëtorëve dhe misionit të tij shumë të çmuar lobues për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë. Piloti Berisha ka kontaktuar për herë të fundit me bashkëpunëtorët e tij në kuadër të misionit “Flying for Kosovo” më 15 gusht nga Asmara e Eritresë.
Sipas pjesëtarëve të ekipit të tij, plani i Berishës ka qenë që të takohet me zyrtarët e MPJ-së së Eritresë dhe dy ditë më pas të kthehet në Sudan.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











