E-Diaspora
Ridvan Murati nga Zvicra në serialin “O sa mirë”
Aktori shqiptar në Zvicër, Ridvan Murati ka gjetur veten në serialin “O sa mirë”
Seriali “O sa mirë” vjen me risi të reja duke përfshirë edhe aktorë nga diaspora. Njëri prej tyre është edhe Ridvan Murati, apo siç e njohin te gjithë, Rikin, i cili vepron edhe punon në Basel të Zvicrës
Seriali që ka për bazë kolegjin, në të cilin studiojnë disa ‘studentë’ nga të gjitha trevat shqiptare, do të përfshijë studentë edhe nga diaspora madje disa pjesë të xhirimeve do të realizohen në Zvicër
“Disa aktorë do të vijnë edhe në Zvicër për të xhiruar disa pjesë të “O sa mirë”, tha për Albinfo.ch Ridvan Muirati.
“Qëllimi është që të lidhemi edhe me diasporën ose me njëfarë mënyre ta fusim edhe diasporën si trevë në “O sa mire”., bën të ditur aktori Murati. .
Ndonjëherë do shkojnë aktorët në Prishtinë për xhirime ndonjëherë do lidhen me skype e ndonjëherë do vijnë ata në Zvicër…
Për aktorin Ridvan Murati që luan në Theaterfalle” të Baselit do të jetë një sfidë të luajë sërish në seriale shqiptare…
“Tash po luaj pas 7 viteve sërish në gjuhën shqipe ….normalisht që është shumë më lehtë të luash në gjuhën tënde…”, thekson Murati, i cili ka lënë befasi për lexuesit rolin e tij në “O sa mirë”.
Ridvan Murati me origjinë nga Gjilani luan sot në mbi 90 % të projekteve në “Theaterfalle” të Baselit. Deri më tash ai ka realizuar mbi 20 shfaqje me këtë trupë, 6 nga të cilat vazhdojnë të shfaqen ende nëpër skena të qyteteve të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind
















