Lajme
50 aventurierë zviceranë ateruan në aeroportin e Ohrit
Këta aventurierë janë pjesë e Asociacionit të pronarëve të aeroplanëve dhe pilotëve ‘Aora’ nga Zvicra
Mbi 50 aventurierë nga Zvicra dhe vende tjera të Evropës, të pasionuar për zbulimin e destinacioneve të reja dhe të panjohura, me aeroplanët e tyre privat ateruan në aeroportin e Ohrit, raporton Alstat M.
Ata thonë se këtë e bëjnë njëherë në vit dhe se aeroplanët i kanë blerë pikërisht për përjetime të këtilla të pazakonta. Aeroplanët janë të vegjël që më së shumti mund të marrin deri 10 pasagjerë.
Kanë zë specifik ndërsa janë me ngjyra të ndryshme dhe pikërisht ajo nxit interesim tek njerëzit.
Këta aventurierë janë pjesë e Asociacionit të pronarëve të aeroplanëve dhe pilotëve ‘Aora’ nga Zvicra. Përveç Ohrit, ata do t’i vizitojnë edhe kryeqytetin shqiptar, Tiranën dhe qytetin bregdetarë të Malit të Zi, Tivatin.
“Unë dëshiroj që anëtarët e mi të shikojnë pjesë të bukura të botës, dhe me siguri që Ohri është një prej tyre. Për çdo vit kemi fluturime jashtë Zvicrës dhe bëjmë turne të ndryshme. Prej këtu do të shkojmë në Tiranë dhe Tivat dhe më pas kthehemi prapë.
Unë kam kënaqësi, edhe më herët kam vizituar këto tre vende dhe mendoj se është absolutisht sensacionale”, tha Erik Eple, kryetar i Aorës.
Piter Model, është pilot 73 vjeçar nga Zvicra, me i moshuari i grupit dhe pronar i aeroplanit të tipit “Pajper Çajen Turbo” me dy motorë dhe me 7 ulëse. Ai thotë se kënaqet me këtë që e bën.
“Kam aeroplan personal që disponon me 7 ulëse. Aeroplani është i vjetër 3 vite ndërsa unë fluturoj tashmë 56 vite. Këtë e kam hobi, ndërsa jam inxhinier aeroplanësh në Zvicër. Kam punuar gjithandej nëpër botë në Amerikë, Kanada, Gjermani. Ky vend është shumë interesant. Keni një përzierje të njerëzve me interesa të ndryshme, për shembull në politikë por edhe për çdo gjë tjetër që ndodhë. Kjo është vizita ime e parë që ia bëj vendit”, tha piloti, Piter Model.
Asociacioni i pronarëve të aeroplanëve dhe pilotëve është formuar për qëllime të fluturimeve civile në vitin 1939. Luftojnë për mbrojtjen e fluturimeve civile, njëkohësisht duke u përpjekur që fluturimet t’i bëjnë në mënyrë të sigurt, interesante dhe të arritshme për secilin.
Ky asociacion momentalisht ka 400 mijë anëtarë dhe pronarë të aeroplanëve
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













