Lajme
25 milionë euro për mos ndotjen e ajrit
Pas ndërrimit të elektrofiltrave TC “Kosova A” do të ketë emetim në përputhje të plotë me nivelin që e lejon Bashkimi Evropian
Korporata Energjetike e Kosovës, ka përqendruar vëmendjen edhe në elektro-filtra të cilat aktualisht janë të instaluar në tri blloqet operuese të TC Kosova A, në A3, A4 dhe A5, të cilët janë të vjetër, joefikas dhe të cilët lirojnë sasi të mëdha të pluhurit, gjë që shkakton ndotjen jo vetëm të zonave përreth mirëpo edhe brenda objekteve të kazanit.
Sipas zyrtarëve të KEK-ut, në bazë të analizave u bë e qartë se nivelet e emetimit të pluhurit të termocentralit mund të zvogëlohen ekonomikisht në nën 50 mg/Nm³.
Pas ndërrimit të elektrofiltrave TC “Kosova A” do të ketë emetim në përputhje të plotë me nivelin që e lejon Bashkimi Evropian.
Procesi i prokurimit tash ka përfunduar dhe dy kontrata i janë dhënë një konzorciumi që përbëhet prej: Hamone Environmental nga Gjermania, i cili është pjesë e grupit më të madh “Hamon”, dhe i cili është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e sistemeve për kontrollimin e ndotjes së ajrit, dhe Intering L.L.C, një kompani Kosovaro-Gjermane, e cila ka traditë të gjatë të punës me termocentrale të të njëjtit lloj dhe cilësi si: TC Kosova A.
“Kostoja totale për zëvendësimin e të tri EF-ve është rreth 25 milionë euro. Kjo po financohet nga fondet e KEK-ut. Korporata nuk ka mundësi që t’i largojë nga operimi të tri këto blloqe në të njëjtën kohë, në mënyrë që të zëvendësojë elektofiltrat e tyre.
Prandaj, punët do të zgjaten edhe për dy vitet e ardhshme me dy elektrofiltra që do të zëvendësohen në vitin 2012, dhe EF-ja i fundit në vitin 2013″.
Përpjekjet e KEK-ut për të zvogëluar emetimin e pluhurit të TC Kosova A janë pjesë e përpjekjeve të mëdha në minimizimin e ndikimit të TC Kosova A, në mjedise të cilat përfshijnë projektin në vazhdim e sipër për instalimin e një sistemi hidraulik për largim të zgurës nga TC Kosova A, një projekt ky që po bashkë-financohet nga Banka Botërore dhe Qeveria holandeze.
Projekti për Pastrim dhe Rikultivim të tokave i financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Holandeze është duke u implementuar nga KEK-u dhe përfshin sistemin e ri të propozuar të transportimit hidraulik, të njomë të hirit nga Kosova A në minierën e Mirashit.
Ky projekt duhet të përfundojë në fillim të vitit 2012. KEK-u kontribuon me 8 milionë euro për këtë projekt.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











