Lajme
Beogradi nuk heqë dorë nga strukturat paralele në veri
"Nuk do t'i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi", ka deklaruar Bogdanoviq
Beogradi zyrtar nuk do të heqë dorë nga strukturat paralele serbe në veri, ka deklaruar ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq duke e hedhur poshtë si të papranueshme kërkesat për shpërbërjen e këtyre strukturave.
“Institucionet e Serbisë janë të domosdoshme për komunitetin serb në Kosovë dhe ne as nuk do të heqim dorë nga këto institucione, as nuk do t’i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi”, ka deklaruar Bogdanoviq.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Beograd, i ka thënë presidentit serb, Boris Tadiq, se Serbia duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën dhe t’i shpërbëjë strukturat e saj paralele në pjesën veriore, nëse dëshiron të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në BE.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












