Lajme
Belgjika mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Integrimit Evropian
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka takuar Ambasadorin Belg në Republikën e Bullgarisë, Marc MICHIELSEN dhe shefin i zyrës Belge në Republikën e Kosovës, Pascal H GREGOIRE.
Në takim është diskutuar pwr prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në fushë e integrimit Evropian.
Me këtë rast Ministrja Çitaku ka deklaruar të arriturat e qeverisë së Kosovës në fushën e integrimit Evropian si dhe qasjen që ministria ka përcaktuar me qëllim të adresimit të sfidave të identifikuara.
Gjithashtu Çitaku ka informuar delegacionin rreth reformës legjislative dhe institucionale që është duke ndodhur me qëllim të avancimit të proceseve dhe gjetjes së modulit më të avancuar për përmbushjen e kritereve Evropiane. Ministrja Çitaku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e sajë dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.
Ministrja Çitaku është duke vazhduar me agjendën e përcaktuar për të pasur një koordinim sa më të mire me të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të mund ti kontribuojnë sa më mirë procesit të integrimit.
Nga delegacioni pjesëmarrës u konfirmua mbështetja që do ti jepet Kosovës, dhe Ministrisë së Integrimit Evropian, në rrugën drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, nga ambasadorët u tha se ka shumë punë për të bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës shoqëror ne mënyrë që Kosova të avancoj më shpejtësi të duhur drejt integrimit në BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












