Lajme
Kosova e Shqipëria me plane të reja të bashkëpunimit ekonomik
Rrethanat e reja të krijuara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me vendosjen e reciprocitetit për mallrat serbe, mund të sjellin marrëdhënie të re ekonomike midis Tiranës dhe Prishtinës.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, në takim me kryeministrin Sali Berisha paraqiti një plan të ri zhvillimi. Ai foli për situatën ekonomike në të cilën ndodhet Kosova dhe proceset e privatizimit të sektorëve strategjikë të telefonisë dhe energjisë.
“Me kushtet e reja të krijuara, bashkëpunimi i sektorit privat të dy vendeve ka mundësi të rritet edhe më shumë, nga shfrytëzimi i hapësirës së krijuar nga ndalimi i produkteve serbe. Nxitja e bashkëpunimit duhet të synojë si fushën e investimeve ashtu edhe atë tregtare”, ka thënë Beqaj.
Ministri kosovar është ndalur konkretisht te bashkëpunimi në fushën e energjisë, si një sektor me prioritet për Qeverinë e Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha vlerësoi vendimet e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës në lidhje me privatizimet në fushat strategjike, të cilat përbëjnë dhe bazën e reformave themelore ekonomike.
Ai i quajti këto vendime të guximshme si shumë të rëndësishme për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kosovës duke iu referuar shembullit të Qeverisë së Shqipërisë, e cila falë privatizimeve arriti të ngrejë të ardhurat për frymë nga 204 dollarë në 1992, në rreth 800 dollarë sot.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











