Lajme
Jahjaga po punon për krijimin e Grupit “Miqtë e Kosovës”
Presidentja Atifete Jahjaga në Vlorë po punon për krijimin e Grupit “Miqtë e Kosovës”, ku do të përfshihen ish-diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Express.
Jahjaga do të kthehet nga pushimet në Vlorë me ide të qartë për krijimin e Grupit “Miqtë e Kosovës”, të cilën e ka paralajmëruar disa herë gjatë muajve të fundit.
Ajo synon të mbledhë në një grup “figura të shquara ndërkombëtare që do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës”.
Për konkretizimin e kësaj ideje, atë do ta ndihmojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Dy këshilltarë të Presidentes Jahjaga, Ilir Deda dhe Qëndrim Gashi, të kontaktuar nga Expressi, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë, por megjithëkëtë asnjëri nga ta nuk e ka mohuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











