Lajme
Imperativi i vonuar *

Kthimi i vëmendjes së faktorëve ndërkombëtarë për mënyrën e qasjes ndaj krizës së veriut të Kosovës është i ligjshëm, por do të duhej edhe të perceptohej drejt: nëse pas luftës kishte shqetësime se një ndërhyrje e menjëhershme do të kishte efekte destabilizuese, tani pikërisht mosndërhyrja në zgjidhjen përfundimtare të saj do të prodhonte këto efekte.
Mosunifikimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga BE-ja tregon dy dimensione: paqendrueshmërinë e mëvetësisë politike të BE-së si një institucion unik dhe, nga ana tjetër, dëshmon për pakontestueshmërinë e rolit prijës të SHBA-së në marrjen e vendimeve për çështje të ndryshme problematike rajonale e globale, e në veçanti kur është fjala për konteste të përmasave ndërkombëtare, siç është çështja e Kosovës.
Edhe një mendje analitike solide nuk e ka vështirë të kuptojë prapaskenat politike të pavendosmërisë dhe mosunitetit të BE-së rreth statusit final të Kosovës, që në fund të fundit jo që nuk i bëjnë nder, por ndjeshëm ndikon në uljen e prestigjit dhe në defaktorizimin e saj si një entitet politik relevant e me peshë në zgjidhjen e konteksteve të ndjeshme ndërkombëtare.
Me gjithë faktin se BE-ja planifikon një angazhim më të efektshëm në Ballkan dhe të marrë një rol më domethënës në rajon, është shumë transparente se ajo në këto rrethana të konstelacioneve ndërkombëtare nuk është në gjendje të marrë rolin drejtues për zgjidhjen e çështjeve politike të përmasave të mëdha, e në veçanti jo të prijë në aktivitetet politike rreth zgjidhjes së kontesteve aktuale në Kosovë.
Tashmë është e qartë se zgjidhje tjetër racionale për Kosovën s’mund të ketë veç mbrojtjes së tërësisë territoriale të saj, ashtu siç e konfirmoi zyrtari amerikan, Philip Reeker, këto ditë në Prishtinë, ose të shkohet në imponime të skajshme diplomatike me pasoja potenciale destabilizuese për rajonin. Të imponosh çështje politike të trajtohen si “çështje teknike” duke synuar “të zbutet” Serbia derisa të përfundojë procesi i anëtarësimit të saj në BE, sado me motive të “taktizimeve politike”, nuk do të dalë politikisht dobiprurëse, sepse aftësitë manovruese të Serbisë janë aq të perfeksionuara dhe të zhveshura nga “etika politike” sa në momente të caktuara ajo do ta shantazhojë BE-në derisa kjo nuk vetëdijesohet se vetëm me një qëndrim të prerë dhe të vendosur duhet t’i qaset kulturës aktuale politike serbe, ose të pranojë “të luajë” lojën serbe deri në pafundësi.
E subjektet tona politike mund të thuhet se kur është fjala për tërësinë territoriale dhe shtrirjen e ligjit dhe rendit në tërë territorin janë në lartësinë e duhur dhe dëshmuan një unitet e përgjegjshmëri të skajshme, gjendje që nuk qëndron edhe për aspekte të tjera të realitetit tonë politik.
Pse ka aq dallime në vlerësime dhe gjykime për të njëjtën çështje edhe në legjislativ, edhe në nivele të tjera partiake është e pakuptueshme, sado që si pozita si opozita kanë taktizimet e tyre politike që në opinion nuk tingëllojnë si të tilla. Ka perceptime thelbësisht të ndryshme varësisht prej kampit politik dhe, siç po duket, ende nuk kemi arritur t’i thyejmë kornizat e imponuara partiake edhe kur është fjala te gjykimet për çështje madhore.
Është e qartë se do të duhej që elita jonë politike të përfitonte nga ajo e partnerëve relevantë ndërkombëtarë, në mënyrë që të dalë sa më e përgatitur dhe e denjë në marrëdhëniet me ta dhe të imponohet si faktor politikëbërës dhe paqendërtues në rajon, pa rrëshqitur në vetënënshtrim dhe inferioritet. Formësimi i një diplomacie kombëtare serioze, të konsoliduar dhe e aftë t’u përgjigjet sfidave përkatëse para faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar është imperativ tashmë i vonuar, por gjithandej i domosdoshëm.
*Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€