Sport
Shqipëria kërkon futbollistët shqiptarë të Zvicrës
Idriz Voca dhe Çlirim Shabani nga skuadra e Luzernit, Laurant Sadiku nga Young Boys dhe Heroid Gjoshi nga Wil janë futbollistët shqiptarë nga Zvicra të cilët janë ftuar nga Shqipëria U-21
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kualifikimet e ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Është zbuluar emri i dy prurjeve të reja, të cilëve po u bëhet pasaporta shqiptare me procedurë të përshpejtuar. Ata janë Elvir Maloku i Hajduk Splitit në Kroaci dhe Taulant Seferi i Yong Boys në Zvicër.
Në përgjithësi janë katër futbollistë shqiptarë nga Zvicra që do të shikohen nga afër nga trajneri Alban Bushi. Idriz Voca dhe Çlirim Shabani nga skuadra e Luzernit, Laurant Sadiku nga Young Boys dhe Heroid Gjoshi nga Wil janë futbollistët shqiptarë nga Zvicra.
Bushi ka folur edhe për futbollistë nga Kosova, të cilët i ka ftuar. “Nga Kosova nuk na ka refuzuar asnjë futbollist. Ne kemi për detyrë të kontaktojmë çdo futbollist me origjinë Shqiptare. Pastaj janë ata vetë që vendosin”, ka thënë Bushi.
Ndërkohë, foli edhe për Nedim Bajramin, kapitenin e Zvicrës U-17. “Ne interesohemi për shumë lojtarë, por nuk do i bëjmë të ditur se janë shumë. Dy prej tyre, Elvir Maloku dhe Taulant Seferi, po u bëhet në mënyrë urgjente pasaporta”, theksoi Bushi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










